×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjinovci thotë se as ai s’do ta lejonte Kurtin të kandidonte për deputet

    Insajderi
    20 January 2021 - 22:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktivisti Rron Gjinovci ka thënë se nuk do ta lejonte kreun e Lëvizjes Vetëvendosje të kandidonte në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Gjinovci ka thënë se kjo është në favor të Lëvizjes Vetëvendosje pasi sipas tij votuesit e kësaj partie do të mobilizohen edhe më shumë në zgjedhje.

    “Pas vendimi të Gjykatës Kushtetuese, kam thënë edhe më herët, po te kisha qenë kryetar i KQZ-së do ta merrja vendimin e njëjtë, nuk do ta lejoja që të kandidonte. Por mendoj që kjo i konvenon jashtëzakonisht shumë LVV-së sepse kombino sondazhet të cilat e qesin si fituese në shifra jashtëzakonisht të larta, ka mundur me shkaktu dembelizëm te votuesit e Vetëvendosjes të cilët kishin me u ndi komfort me fitimin e sigurt, tash moslejimi i Kurtit me i pri listës do t’i mobilizojë edhe më shumë”, tha Gjinovci në T7.  /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark