×
Show

Gjith’ fiton Jonida: Emisioni i ri me çiftin e njohur, me shumë sfida në shtëpi!

Insajderi
21 April 2020 - 19:01
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Të premten, me datë 24 prill, nga ora 20:00 fillon emisioni më i ri nga GjirafaVideo i titulluar “Gjith’ fiton Jonida”. Ky emision argëtues do të ketë sfida, befasi, të ftuar special e shumë ndodhi tjera.

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë një çift i dashur dhe i lumtur. Ata kanë qenin e tyre Nikin dhe një banesë simpatike. Por, të dy janë shumë konkurrues ndaj njëri tjetrit. Besniku më pak, ndërsa Jonida është gjithmonë e gatshme ta mposhtë burrin e saj.

Nga data 24 prill, të mbyllur në shtëpi ata do të fillojnë një rrugëtim shumë interesant. Me kamera të vendosura në shtëpi, Jonida dhe Besniku do të pranojnë sfida të ndryshme, të cilat zgjedhen nga publiku me votim.
Sfidat e pranuara Jonida dhe Besniku do t’i ushtrojnë gjatë javës, ku do të ndodhin shumë ngjarje të papritura. Çdo ditë, në kanalin e dedikuar emisionit në GjirafaVideo, ju mund të shihni përmbledhjet ditore të këtij emisioni, momentet më interesante të ditës.

Pas një jave ushtrime, të qeshura, të qara e ndodhi të papritura, të premteve, duke filluar nga ora 20:00 zhvillohet emisioni kryesor, ku Jonida dhe Besniku performojnë sfidat, ndërsa publiku voton për fituesin si dhe sfidën e radhës. Në këtë emision gjithçka do të shkojë live, do të ketë të ftuar special, fytyra të njohura e të dashura për publikun.

Humbësi i sfidës së asaj javë do të ketë një dënim, të cilin gjithashtu do ta realizojë para kamerave.
Në këtë emision publiku do të jetë shumë aktiv, përmes votimeve e komenteve, të cilat do të jenë vendimtare për sfidat dhe për fituesit e javës.

Edhe pse vet emri i emisionit tregon se Jonida është favorite absolute në këto ballafaqime, Besniku do të tentojë që përmes publikut dhe performancave të arrijë të fitojë simpatinë e votuesve.

Emisioni “Gjith’ fiton Jonida” fillon këtë të premte në ora 20:00, ku Jonida dhe Besniku hapin dyert e shtëpisë e pranojnë sfidën e parë.

Promon e “Gjith’ fiton Jonida” mund ta ndiqni duke klikuar këtu.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark