Asambleja e fundit e Punës së Komitetit Olipimik të Kosovës po cilësohet nga disa delegatë si i paligjshme.
Krejt kjo paligjshmëri sipas ish-sekretarit të KOK-ut, Shasivar Haxhijaj po lidhet me dy emra. Kryetarit Ismet Krasniqi dhe sekretarit aktual, Besim Aliti.
“Fatkeqësisht vitin e fundit ka filluar të shkojë gjithçka mbrapsht dhe kjo pikërisht lidhet prej ardhjes së Ismet Krasniqit, kryetarit të komunitetit Olimpik dhe kryesisht prej ardhjes së sekretarit të ri Besim Aliti ngase veç prej ardhjes së tij e kemi një lloj paligjshmërie totale që po ndodh në KOK deri në atë shkallë sa asambleja e fundit e punës për herë të parë ne historinë e KOK-ut është mbajtë në një ambient që fare nuk i përngjan punës të udhëheqjes arrogante edhe ku ka mbreteru fryma e paligjshmërisë totale”, ka thënë ai.
“…kur ke parasysh që në atë asamble kanë marrë pjesë fillimisht 5 delegatë pa të drejt vote prej dy federatave, Pentatllonit olimpik dhe Federatës së Kalërimit të Kosovës. Të dyja këto federata nuk kanë pasur të drejt të marrin pjesë fillimisht në votime mirëpo kryetari dhe sekretari i KOK-ut i kanë bë si fakte të kryera para asamblistëve, fare nuk kanë dashtë as me na njoftu që ata kanë ardhur, më pas reagimi prej disa delegatëve se kah u shtuan 5 vota prej asamblesë zgjedhore deri tash kundër kur nuk e kemi pasur një asamble që ne e kemi shtu numrin e votave ose asamblistëve në KOK, ata thonë, jo kanë ardhë edhe këto federata, se këta janë kanë anëtarë të KOK-ut. Të qenit anëtarë edhe me pas të drejtën e votës, janë dy gjëra të ndryshme”, sqaron Haxhijaj
Pasi që asamble u injorua, në një intervistë të gjatë për InDoks, Haxhijaj ka treguar se çka ndodhi në këtë mbledhje, pamjet e së cilës për herë të parë ekskluzivisht i sjell InDoks. Çka, sipas tij bënë menaxhmenti aktual i KOK-ut në krye me Ismet Krasniqin për të vazhduar qëndrimin në pushtet.
“KOK-u, më konkretisht Bordi Ekzekutiv i kalum në janar të 2021 i ka shpallë zgjedhjet dhe në letrën që ju ka dërgu, ku e kam letrën dhe mundeni me pa si dëshmi në letrën që ju ka dërgu gjitha federatave sportivë iu është kërku të mbahen kuvendet e rregullta zgjedhore, ti dërgohen materialet me kohë edhe njoftimet me kohë edhe KOK-ut por edhe Ministrisë së Sportit dhe poashtu zgjedhjet duhet të jenë fer, demokratike të rregullta të pranuara prej KOK-ut në të kundërtën nëse këta nuk i mbajnë zgjedhje apo ashtu sic duhet nuk do të jenë pjesë e asambles zgjedhore, nuk përjashtohen prej KOK-ut por nuk munden me qenë pjesë në asambles zgjedhore të KOK-ut dhe po ashtu kërkohet prej gjitha federatave ti paguajnë të gjitha obligimet ndaj KOK-ut sepse është vendim i asambles edhe i pari edhe i dyti dhe këto dy vendime të asambles është e obliguar me i implementu Bordi Ekzekutiv”, tha ai për InDoks.
Ai sqaron procedurat sa i përket asaj se nëpër çka duhet të kalojë një federatë për anëtarësim.
“Bordi Ekzekutiv i ka implementu dhe gjitha federatat e Kosovës kanë kry obligimet edhe sa i përket kuvendeve zgjedhore edhe sa i përket pagesës së anëtarësisë. Federata e Pentallonit Modern nuk ka mbajte kuvend të rregullt zgjedhor të rregullte e ka mbajte Kuvendin mirëpo nuk është pranu nga BE, i vetmi kuvend që nuk është pranu. Arsyet janë të shumta në atë Kuvend kanë marrë pjesë njerëz prej rruge, nuk kanë marrë pjesë delegatët e klubeve po ashtu në gjysmë e mbledhjeve kryetari i Federatës së Pentatllonit Modern, një numër prej 5-6 delegatëve i ka qit jashtë, s’po kuptojmë prej nga e pse keni ardhë, kush ju ka thirrë edhe në asamble kanë thënë na ka thirrë një drejtor i shkollës një dikush, thjeshtë janë mbledh njerëz për të votuar aty për aty. Dhe momentit që kanë dal prej Kuvendit të Pentatllonit Modern nuk ka pasur kuorum me u mbajte asambleja dhe si pasojë ai kuvend është shpallë i pavlefshëm dhe si i tillë nuk ka pasur mundësi të marrë pjesën në asamblenë e KOK-ut”, potencon ai.
Ish-Sekretari i KOK-ut derisa ka dhënë shpjegime për Federata të caktuara që votuan në asamblenë e kontestuar publikisht të KOK-ut, ka treguar edhe një herë që atyre u pamundësua që të bënin veprime të më tutjeshme për këtë mbledhë. Kjo, pasi që KOK-u i drejtuar nga Ismet Krasniqi nuk ua dha videot e mbledhjes. Por, këto video i ka siguruar InDoks.
“Çka është më e keqja, Federata e Padelit ende pa u pranu në KOK për disa pika me radhë duke e pasur parasysh edhe pikën e rendit të ditës kur është votu… për të dyja ka votu pa u bë akoma anëtarë e KOK-ut, Federata e Padelit ndërsa Federata Mundje Krahësh derisa nuk është bë anëtare e KOK-ut nuk ka votu, mirëpo e keqja e gjithë kësaj është që ato dy federata edhe pasi janë pranu në KOK, ato nuk kanë pasur të drejtë të vote. Le që ka votu para se me qenë anëtar i KOK-ut kjo i bie si të thuash me ardhe prej rruge dhe me votu në asamble dhe fare mos me u shqyrtu kjo”, deklaron ai.
Sipas tij është e palogjikshme se si Bordi aktual i KOK-ut nuk po e vlerëson sa duhet Federatën e Xhudos.
“Me pas të drejtën një federatë pa qenë anëtare KOK-ut e me iu mohu e drejta federatave që kanë dhënë kontribut siç është Federata e Xhudos së Kosovës, ku i ka dhënë tri medalja të arta olimpike dhe gjitha federatat e tjera që e kanë lëshuar asamblenë dhe i bëhet një padrejtësi totale gjitha atyre federatave, atyre delegatëve ndërsa voton një federatë ende pa qenë anëtare e KOK-ut, dhe po ashtu të dy federatat pasi pranohet votojnë. Për këtë ne kemi kërku me u dhënë incizimit prej KOK-ut, videoja mirëpo ende nuk na është dhënë zyrtarisht sipas kërkesave të delegatëve të votohet videoja. Ne edhe tash po kërkojmë të publikohet ajo video sepse e dëshmon të vërtetën, tregon për votimin që e kanë bë dy delegatët pa të drejtë vote dhe 5 delegatët që folëm më herët”, thotë ai në intervistë për InDoks.
Ismet Krasniqi është zgjedhur kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës më 25 mars të vitit të kaluar.
InDoks | Komiteti i Akuzave – Si u la jashtë KOK-ut edhe Majlinda Kelmendi: