×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Gjithçka që duhet të dini se si të shkruani një letër ndikuese

    Insajderi
    01 March 2021 - 08:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kur dëshironi më shumë se vetëm një letër falënderimi pas një interviste pune, atëherë është lloji tjetër i letrës e quajtur letra e ndikimit. Kjo është më e gjatë dhe më detajuese, duke i dhënë mundësi kandidatit t’i tregojë punëdhënësit përse jeni kandidati i duhur.

    Në një letër të tillë kandidati përqendrohet në bisedën që kanë pasur gjatë intervistës, duke i shpjeguar çdo dyshim që punëdhënësi mund të ketë në lidhje me kualifikimet si dhe duke theksuar se si kandidati do të plotësojë nevojat e atij vendi të punës. Një letër ndikuese është më e gjatë se një letër falënderimi (rreth 300 fjalë) dhe duhet të jetë gjithmonë e shtypur, për dallim prej letrës falënderuese e cila mund të shkruhet edhe me dorë.

    Këshillat se si të shkruhet një letër ndikimi

    Veproni shpejt: Shkruani letrën e ndikimit sa më shpejt që është e mundur, më e mira do të ishte brenda 24 orëve!

    Forma e letrës: Letra ndikuese mund të dërgohet në formë të emailit apo edhe letër e printuar.

    Të jetë e përqendruar: Kjo letër nuk duhet të jetë më e gjatë se 300 fjalë. Nuk do të duhej që ajo të ishte më e gjatë se një faqe.

    Adresoni dhe hidhni poshtë çdo rezervë: Në qoftë se intervistuesi ka shfaqur ndonjë shqetësim në lidhje me aplikimin tuaj (apo nëse e dini se keni pasur mungesë të ndonjë aftësie apo të ndonjë kualifikimi që janë kërkuar për atë pozitë), tani është mundësia që t’ia largoni dyshimet që i janë ngritur gjatë intervistës. Për shembull, nëse nuk keni njohuri për një program të veçantë kompjuteri, theksoni që jeni një nxënës i cili mëson shumë shpejtë, pastaj mund të jepni ndonjë shembull për ta dëshmuar këtë.

    Theksoni kualifikimet: Rikujtojani punëdhënësit pse jeni një kandidat ideal për atë pozitë! Përmendni gjithashtu ato aftësi të veçanta që punëdhënësi i ka përmendur, që dëshiron t’i ketë kandidati për atë pozitë, por gjithashtu tregoni se në çfarë mënyre i keni përvetësuar ato aftësi.

    Përshtatuni pritshmërive të punëdhënësit: Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse as ti as intervistuesi nuk e keni “prekur” gjatë intervistës. Për shembull, nëse intervistuesi është vërejtur që është i fokusuar në punën në grupe më shumë se që e kishit parashikuar, atëherë përmendni që keni punuan në disa projekte të suksesshme!

    Rishikoni letrën: Përpara se ta dërgoni letrën, kontrolloni atë për gabime të mundshme drejtshkrimore dhe gramatikore! Zakonisht kur shkruajmë ndonjë tekst ndodhë që të mësohemi me të dhe të mos i vërejmë më gabimet, kështu që është mirë që atë ta dërgojmë tek dikush tjetër që është i mirë te kjo pjesë, në mënyrë që ta kontrollojë.

    Shembull i letrës ndikuese:

    Emri Mbiemri

    Adresa

    Numri i telefonit

    Email

    Data

    Z.znj. Emri Mbiemri

    Pozita

    Kompania

    Adresa

    I/e dashur z.znj/ Mbiemri

    Faleminderit edhe njëherë për bisedën rreth pozitës për drejtor të operacioneve në X kompaninë. Pasi dëgjova nga ju se sa shumë i kushtoni kujdes detajeve dhe aftësive multifunksionale, u binda më shumë se asnjëherë më parë që jam kandidati ideal.

    E kuptoj që për këtë pozitë janë shumë të rëndësishme njohuritë mbi programet X dhe Y, me të cilat ende nuk jam familjarizuar sa duhet. Por, njëra ndër aftësitë e mia më të mëdha është mundësia që të mësoj shpejt dhe me efikasitet për detyrat dhe teknologjitë e reja. Jam kaq i/e sigurt sepse, dikur isha ndihmës redaktor/e në kolegjin X dhe mësova WordPress-in vetëm pas një seminari shumë të shkurtër. Brenda dy muajsh isha në gjendje të drejtoja seminaret për përdorimin e WordPressit për praktikantët e rinj të redaksisë.

    Ju thatë që data kur e fillimit të punës për këtë pozitë është brenda dy muajve. Menjëherë pas intervistës, jam regjistruar dhe kam filluar të marr pjesë në një kurs katër-javor për përdorimin e këtyre programeve kompjuterike. Kështu që, kur të kem filluar punën unë veçse do të jem i gatshëm për këto programe.

    Kam përvojë në udhëheqje, aftësi organizative dhe gatishmëri për përgatitje teknologjike për të qenë anëtar në kompaninë tuaj. E vlerësoj shumë kohën që morët për të më intervistuar dhe mezi po pres që së shpejti të dëgjoj nga ju rreth kësaj pozite!

    Sinqerisht,

    Nënshkrimi

    Emri dhe Mbiemri /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark