×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Gjithmonë mendoj vdekjen, dua të marr sa më shumë me vete”, çfarë shkruante i riu që shkaktoi masakrën në universitetin rus

    Insajderi
    20 September 2021 - 16:55

    Thellohet bilanci i viktimave, pas të shtënave me armë që ndodhën paraditen e kësaj të hëne në Universitetin Perm në Rusi, i cili ndodhet 700 milje në lindje të Moskës në Uralet Ruse.

    Sipas mediave të huaja, deri më tani raportohet për 8 persona të vdekur dhe 6 të tjerë të plagosur.

    Autori i vrasjes është një student i identifikuar si Timur Bekmansurov, 18 vjeç. Në një postim në mediat sociale të shkruar pak para sulmit, Bekmansurov shpjegoi krimin, dhe deklaronte se qëllimi i tij ishte që të merrte sa më shumë jetë. 

    “Që prej kohës kur e njoh veten, gjithmonë kam menduar për vdekjen. Unë nuk e di sa mund të vras, por do të bëj gjithçka që të marr sa më shumë njerëz me vete”, shkruante Bekmansurov, i cili vetë ka mbetur i plagosur pas sulmit.

    Gjatë tentativës për t’i shpëtuar të shtënave me armë, shumë studentë u hodhën nga dritaret e klasave të tyre, ndërkohë që pamjet u bënë menjëherë virale.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark