×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjobiten 478 qytetarë të cilët nuk respektuan masat antiCOVID-19

    Insajderi
    22 January 2022 - 09:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Megjithëse numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka shënuar rritje, megjithëkëtë kjo nuk po ndikon që qytetarët të respektojnë masat antiCOVID-19.

    Vetëm për një ditë Policia e Kosovës ka shqiptuar 478 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat për mbrojtje nga infektimi me virusin korona.

    Ndërkohë që sot, Qeveria të premten ka miratuar vendimin për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 sipas vlerësimit të situatës epidemiologjike në vend nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin e Shëndetësisë Publike.

    Masat e miratuara hyjnë në fuqi sot dhe vlejnë deri më 4 shkurt 2022.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark