×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Gjoshi i PDK-së: Sot Albin Kurti ka hequr dorë nga kontrolli i veriut

    Insajderi
    08 December 2022 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Betim Gjoshi, zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e cilësuar si papërgjegjshmëri shkuarjen e këtij të fundit në Austri.

    Gjoshi ka theksuar se kryeministri ka hequr dorë nga kontrolli veriut, teksa ka shtuar se në kohë kritike ai ka vendosur të ikë nga Kosova.

    Postimi i plotë:

    Sot, një kryeministër i papërgjegjshëm do të qëndrojë në Austri, në ngjarje të kota me majtistë dhe të parëndësishme për shtetin e Kosovës.

    Sot, ky kryeministër, ka hequr dorë nga kontrolli i veriut.

    Nuk ka asgjë më urgjente dhe më me interes për Republikën e Kosovës se të merresh me sovranitetin dhe integritetin territorial.

    Por, jo!

    Albin Kurti, në kohë kritike ka vendosur të ikë nga Kosova. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark