×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjuetari e vret gabimisht ish-nënkryetarin e Bashkisë, e ngatërroi me një derr të egër

    Insajderi
    14 November 2022 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një tragjedi ka ndodhur në provincën e Salernos, në zonën e Montesanit në Vallo della Lucani, pasi një gjuetar vrau shokun e tij pasi e ngatërroi atë me një derr të egër.

    Viktimë e këtij aksidenti ka qenë ish-nënkryetari i Bashkisë së Castelnuovo Cilento, Giuseppe Lambiase, 70 vjeç.

    Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane ish-nënkryetari i Bashkisë kishte dalë për gjah me një mikun e tij, dhe në një moment ky i fundit e qëllon gabimisht pasi e ngatërroi me një derr të egër.

    Pavarësisht dërgimit të tij me urgjencë në spital dhe ndihmën e mjekëve, 7—vjeçari nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark