×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Gjuhë presioni e shantazhi”, Sindikatat e Arsimit të Evropës godasin Qeverinë mbështesin SBASHK-un

    Insajderi
    14 September 2022 - 20:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Susan Flocken, drejtoresha e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, ka zhvilluar një takim virtual me kryetarin e SBAHSK-ut Rrahman Jasharaj, në të cilin është diskutuar mbi zhvillimet e fundit rreth grevës në arsim.

    Në një komunikatë për media, thuhet se kreu i sindikatave të arsimit të Evropës ka shprehur mbështetjen e fuqishme ndaj SBASHK-ut, pas presioneve që po iu bëhet për ndërprerjen e grevës.

    “Qeveria, në vend të dialogut, ka zgjedhur gjuhë presioni e shantazhi ndaj kryetarit Jasharaj, i cili tani është detyruar të ketë lëvizje të kufizuara për t’i ikur eksceseve që mund të inskenohen nga simpatizantë të partisë në pushtet. Flocken është interesuar edhe për rrjedhën e grevës dhe për presionet që po bëhen ndaj grevistëve në sektorin e arsimit dhe sektorin e shërbyesve civilë”, thuhet në komunikatë.

    Flocken, sipas SBASHK-ut, ka bërë të ditur se do të komunikojë me Konfederatën e shërbyesve civilë të Evropës për të alarmuar për gjendjen duke u shprehur e sigurt se kjo Konfederatë, që ka miliona anëtarë, do të jetë mbështetëse dhe zë i fuqishëm i Federatës së Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës.

    “Ajo ka deklaruar se që tani do të alarmojë Komisionin Evropian dhe sektorët gjegjës në BE dhe në koordinim me ta do të udhëtojë në Kosovë për të ofruar përkrahjen e fuqishme për SBASHK-un dhe SPAK-un”, thuhet në komunikatë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark