×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gjukanoviq: Jam kundër Serbisë së Madhe, por jo anti-serb

    Insajderi
    12 March 2023 - 10:03

    Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka thënë se nuk ka “anti-serbizëm” në pikëpamjet e tij, por se është kundër politikave të Serbisë së Madhe, shkruan Insjaderi.

    “Jo vetëm që anëtarë të familjes sime të gjerë jetojnë në Beograd, por edhe një  numër i madh miqsh. Nuk kam shkuar atje sepse s’ka pasur nevojë politike. E kam formuluar shumë qartë, tek unë s’ka anti-serbizëm në të gjithë Malin e Zi. Jemi miq me Serbinë”, tha presidenti malazias.

    Gjukanoviq tha se është “kundër politikave të Serbisë së Madhe, kur Serbia ka nevojë të rregullojë jetën e serbëve jashtë Serbisë”, e cila sipas mendimit të tij, “prish marrëdhëniet ndërshtetërore” dhe atë jo vetëm me Malin e Zi.

    Duke folur për marrëdhëniet me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai tha se i ka korrekte, por se nuk ështl i afërm si dikur, “në rend të parë për shkak të ndryshimit të kursit të Serbisë në rajon”, siç e citoi televizioni publik malazias.

    “Kurrë nuk e kemi mbajtur heshtur. Në një darkë në Jerusalem, ne mbuluam atë temë deri në hollësi, atëkohë temën e historisë së Kishë në Serbi…E njëjta politikën nga Beogradi vazhdoi dhe çoi në një distancim, por jo armiqësi”, tha presidenti malazias që kandidon edhe për një mandat tjetër presidencial./Insajderi/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark