×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Gjumi i tepërt mund të dëmtojë trupin, çfarë ndodh nëse flini më shumë se duhet?

    Insajderi
    03 January 2023 - 13:37

    Kur jemi të lodhur, ndodh që flemë gjatë gjithë ditës. Megjithatë, gjumi i tepërt nuk është aspak i mirë për trupin, prandaj duhet të ngriheni më herët. Ka disa gjëra që i ndodhin trupit nëse flini shumë .

    Do të ndiheni edhe më të rraskapitur

    Çuditërisht, gjumi i tepërt nuk do t’ju bëjë të ndiheni të freskët dhe energjikë. Përkundrazi, do të ndiheni të lodhur dhe nuk do të dëshironi të bëni asgjë. Sasia e rekomanduar e gjumit është 7-9 orë për të rriturit. Nëse flini më shumë se kaq, shanset janë që do të ndiheni më të lodhur dhe nuk do të jeni në gjendje të përqendroheni lehtë.

    Dhimbja e kokës do të jetë e padurueshme

    Kjo është një shenjë e zakonshme e gjumit të tepërt, i cili shkaktohet nga mosfunksionimi i neurotransmetuesve. Gjumi i tepërt zakonisht çon në një dhimbje koke të padurueshme. Për më tepër, nëse gërhitni, ka më shumë gjasa të zgjoheni me dhimbje koke.

    Do acaroheni lehtë

    Në vend që të ndiheni të lumtur dhe energjik, ka më shumë gjasa të zgjoheni të mërzitur dhe pa humor. Të zgjoheni të lodhur dhe të kuptoni se nuk mund të jeni aq produktiv sa do të dëshironit, ju prish humorin dhe ju bën më nervoz dhe të zemëruar.

    Do të plakeni shpejt

    Jo vetëm që fytyra juaj plaket më shpejt, por edhe truri juaj. Gjumi i tepërt shkakton probleme me kujtesën dhe përqendrimin. Përveç kësaj, gjumi i tepërt ngadalëson metabolizmin dhe shkakton shtim në peshë. Siç dihet, sa më të vjetër të jemi, aq më i ngadalshëm është metabolizmi ynë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark