×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriq për kodin telefonik: Mezi pres të thërras me numrin 064

    Insajderi
    23 November 2016 - 18:11

    Drejtori i Zyrës për Kosovën, në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se marrëveshja e Brukselit për telekomunikacionin është në fuqi.

    Djuric u tha gazetarëve në Mitrovicë se marrëveshja për telekomunikacionin, e arritur ndërmjet përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, është çështje teknike, dhe se e tërë marrëveshja është në fuqi, do të thotë në zbatim e sipër, raporton Tanjug.

    “Do gëzohem kur me numrin 064 do të ju thërras në Shtërpcë, Kllokot dhe shumë vende të tjera, ku deri më tani unë nuk mund të telefonoja askënd dhe ku dhjetëra mijëra njerëz tanë nuk ishin në gjendje të përdorin shërbimet e telefonisë tonë celulare, ku ishin në një lloj getoje të telekomunikacionit. Tani bllokada është hequr dhe i falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë”, tha Gjuriq.

    Gjuriq, duke folur në lidhje me problemin që është shkaktuar nga miratimi i ligjit të “diskutueshëm” për Trepçën në Kuvendin e Kosovës, tha se çështja duhet të zgjidhet duke biseduar dhe jo me lëvizje të njëanshme.

    “Problemin e Trepçës nuk e kemi krijuar ne, kemi dhënë kontributin maksimal që të mos përfshihemi në konfliktin politik në lidhje me Trepçën, duke propozuar dialog, nëpërmjet menaxhmentit të Trepçës edhe në forumet ndërkombëtare, si një metodë të zgjidhjes, duke propozuar disa zgjidhje konkrete”, tha ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    29 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark