Gjykata e Nju Jorkut merr vendim për El Chapo-n – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gjykata e Nju Jorkut merr vendim për El Chapo-n

    Insajderi
    17 July 2019 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Joaquín Guzmán Loera, krimineli i njohur si “El Chapo” i cili kontrolloi pjesën më të madhe të tregtisë ilegale të drogës në hemisferën perëndimore për pothuajse tre dekada, u dënua me burgim të përjetshëm – plus 30 vjet burgim të veçantë – në një gjykatë federale në New York të mërkurën.

    Para se të dënohej, 62 vjeçari Guzman, i tha një gjykatësi federal në gjykatoren e Brooklyn, se rasti i tij ishte “njollosur” nga sjellja e keqe e jurisë.

    Ai tha se gjyqtari ia mohoi atij një gjykim të drejtë mbi akuzat për trafik droge “kur e gjithë bota po vëzhgonte”, dhe se Amerikës i mungon drejtësia dhe është e korruptuar, ashtu si vendet e tjera.

    Ai gjithashtu falënderoi familjen e tij, ekipin ligjor, rojet e burgut dhe mbështetësit për lutjet, përpara se të ankohej rreth kushteve të burgut ku ai ishte mbajtur.

    Guzmán, pseudonimi i të cilit i referohet lartësisë së tij – që përkthehet përafërsisht si “Shorty” – ishte përgjegjës për dërgimin e më shumë se 200 tonë kokainë në Shtetet e Bashkuara vetëm si kreu i kartelit Sinaloa të Meksikës, si dhe për vrasje brutale dhe ryshfete të përhapura politike.

    Një dënim me burgim të përjetshëm është i detyrueshëm sipas udhëzimeve federale por Departamenti i Drejtësisë i kërkoi gjykatësit Brian Cogan që t’i jepen edhe 30 vjet të tjera, sepse Guzmán përdorte ilegalisht armë zjarri në kryerjen e krimeve të tij më të mëdha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    06 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark