×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjykata konfirmon raportimin e Insajderit për incidentin ndaj Ekrem Rexhepit në paraburgim

    Insajderi
    07 September 2022 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar raportin intern të siguruar nga Gazeta Insajderi lidhur me incidentin ndaj të akuzuari për dhunimin e 11-vjeçares, Ekrem Rexhepi, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

    Zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi, në një përgjigje për Gazetën Insajderi tha se gjykata ka aprovuar kërkesën e Shërbimit Korrektues për transferimin e Ekrem Rexhepit, pasi të paraburgosurit e tjerë kanë tentuar ta sulmojnë.

    “Shërbimi Korrektues ka kërkuar nga Gjykata të bëhet transferimi i të akuzuarit, pasi personat e tjerë brenda qendrës së paraburgimit kanë tentuar ta sulmojnë atë. Gjykata ka aprovuar kërkesën për transferim”, ka thënë Gashi për Insajderin.

    Gazeta pak më parë ka raportuar se 20 të paraburgosur i janë vërsulur Ekrem Rexhepit për ta rrahur dhe se është dashur ndërhyrja e shpejtë e gardianëve për ta shpëtuar atë.

    Njësoj, tha edhe avokati i të akuzuarit, Fitim Limani. Ai i tha të mërkurën Insajderi se ka informata nga gjykata që klienti i tij është sulmuar.

    “Gjendja e tij s’është e mirë, mbrëmë kam marrë informatë prej gjykatës që ai ndodhet në burgun e Sigurisë së Lartë, është transferuar nga Prishtina pasi ka qenë i sulmuar nga të burgosurit e tjerë. Transferimi ka ndodh meqenëse i është rrezikuar edhe jeta, për shkak të sulmeve që ka pasur nga të burgosurit e tjerë, ia kanë ndërru pra qendrën e paraburgimit”,  tha avokati për Insajderin.

    Mirëpo, nga SHKK-ja ka mohuar se Rexhepi është sulmuar duke thënë se është transferuar në mënyrë që të parandalohet ndonjë sulm i mundshëm ndaj tij.

    Por, si ndodhi ngjarja?

    20 të paraburgosur i janë vërsulur Ekrem Rexhepit për ta rrahur. Është dashur ndërhyrja e shpejtë e gardianëve për ta shpëtuar atë. Raporti informon se gardianët kanë evakuuar me shpejtësi Rexhepin nga shëtitorja për në qelinë e tij, duke e larguar kështu nga 20 të paraburgosurit tjerë.

    Të paraburgosurit kanë deklaruar se nuk duan ta shohin duke shëtitur me ta, për shkak të veprës penale, që po dyshohet se e ka kryer, dhunim i të miturës.

    “Të gjithë  të paraburgosurit që gjendeshin në shëtitjen, gjithsej 20 të paraburgosur kanë tentuar të njëjtin ta sulmojnë fizikisht dhe falë ndërhyrjes së shpejt të stafit i njëjti është tërhequr nga shëtitorja dhe kthyer në dhomë”, thuhet në raport.

    “Arsyetimet e të paraburgosurve ishin se personin (Ekrem Rexhepin) nuk e dëshirojnë në shëtitje duke përmendur veprën që akuzohet, poashtu sipas informatave konfidente që posedojmë, se i paraburgosuri, Ekrem Rexhepi është i pa dëshiruar nga të gjithë të paraburgosurit e tjerë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë”, thuhet në raportin e SHKK-së të cilin e ka siguruara Gazeta Insajderi

    “Bazuar në të cekurat më lartë, kërkojë që i paraburgosuri të transferohet në ndonjë qendër tjetër për shkaqe sigurie dhe të vet të paraburgosurit në fjalë”, theksohet në fund të kërkesës.

    Kërkesë për ndryshimin e qendrës së paraburgimit nga Prishtina i është dërguar Haki Maxharrajt, drejtorit të qendrës së paraburgimit në Prishtinë, Sami Halitit, zëvendësdrejtorit dhe Ferat Bytyqit, udhëheqës nga ana e Skënder Sopjanit, mbikëqyrës i Lartë për Siguri.

    Ndërkohë, Ekrem Rexhepi nga Prishtina është transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës. Kështu ka konfirmuar për Insajderin, avokati i tij, Fitim Limani.

    Ai tha se mbrëmë u njoftua për këtë transferim, konfirmoi se është sulmuar nga të burgosurit.

    “Gjendja e tij s’është e mirë, mbrëmë kam marrë informatë prej gjykatës që ai ndodhet në burgun e Sigurisë së Lartë, është transferuar nga Prishtina pasi ka qenë i sulmuar nga të burgosurit e tjerë. Transferimi ka ndodh meqenëse i është rrezikuar edhe jeta, për shkak të sulmeve që ka pasur nga të burgosurit e tjerë, ia kanë ndërru pra qendrën e paraburgimit”, tha avokati.

    Avokati bëri me dije që klienti i tij ka refuzuar të flasë për ti treguar se si ka ndodhur rasti.

    “Rasti është i ndejshëm dhe i mbrojturi im pasi jam konsultuar me të nuk ka pranuar të flas, ai ska dhënë ndonjë deklaratë ka refuzu me fol dhe nuk e di versionin e tij qysh ka ndodhur rasti. Nuk e kam takuar në qendrën e paraburgimit mirëpo kam qenë në seancën dëgjimore”, tha ai për Insajderin.

    Limani shtoi për Insajderi se te dyshuarit për dhunimi i janë bërë analizat gjinekologjike për të kuptuar nëse ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarën 11 vjeçare.

    “Atij i janë bërë analizat gjinekologjike si provë kryesore për të parë nëse ka pasur marrëdhënie seksuale me një person apo jo. Jemi në pritje derisa prokuroria të fillojë hetimet”, sqaroi ai derisa theksojë se nuk kanë pranuar ndonjë dëshmi tjetër nga Prokuroria deri në këtë pikë të rastit.

    Pesë të dyshuarve për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj.

    Tmerri i dhunës seksuale ndaj 11 vjeçares, nuk ka nisur në natën e 27 gushtit, kur për shtatë orë dyshohet se ishte dhunuar nga pesë persona, dy prej të cilëve të moshës madhore. Ajo dyshohet se është keqpërdorur seksualisht e kishte qenë viktimë e trafikimit edhe në muajin qershor.

    Pas dështimit të shtetit për ta mbrojtur viktimën, dy dorëheqje janë dhënë tani. Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe Ali Gashi, Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark