×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjykata liron “Dervish Policin”

    Insajderi
    26 October 2020 - 20:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pak orë më parë është liruar nga burgu Dervish Krasniqi, i njohur si “Dervish Polici”, pasi kishte shërbyer si polic në qytetin e Klinës në vitet e para luftës.

    Burime të Gazetës Insajderi.org, kanë thënë se Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për lirimin e tij.

    Gjykata ka marrë vendim pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, pasi nuk ka prova.

    Dervish Polici, ishte bërë makth për qytetarët e komunës së Klinës, pasi sa ishte pjesëtar i Policisë në kohën e regjimit të Millosheviqit, kishte malltretuar qytetarët e kësaj ane.

    Qytetarët kishin rrëfyer për InDoks, atë çka kishin përjetuar nga Dervish Polici.

    “Në fshatin Volljakë në përfundim të fshatit jemi takuar e Policinë Serbe atëhere polici shqiptarë nuk ka pasur, na ndali makinën na zbriti, iu afru vëllaut  I tha mere këtë letër dhe dërgoja dikujt, unë nuk pranova se thash nuk jemi postiera. Dervishi e ka heq automatin edhe na ka thënë ju korri të gjithëve këtu. Unë i thash korrna krejteve se këtë letër nuk e marrë”, kishte thënë Adem Krasniqi, viktimë e Dervishit, në InDoks.

    Dervish Polici u arrestua me 2 tetor nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Han të Elezit me dyshimin e bazuar se ka bërë krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-99. /Insajderi.org

    Dokumentarin për të bëmat e “Dervish Policit”, të cilin e ka realizuar Indoks para rreth një jave, e gjeni këtu: https://bit.ly/36ZEINd

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark