×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjykata mbështet pretendimin e gazetarëve në padinë kundër ish-Presidentit Trump

    Insajderi
    04 March 2021 - 11:24

    Rruga ligjore për të sfiduar një president i cili sulmon gazetarët është bërë pak më e lehtë tani pasi një grup aktivistësh për lirinë e shtypit mbylli me marrëveshje një padi të ngritur ndaj qeverisë amerikane.

    Muajin e kaluar, organizata PEN America arriti marrëveshje me administratën e re lidhur me një padi që kishte ngritur kundër ish-Presidentit Donald Trump.

    Marrëveshja mban në fuqi një vendim të një gjykate më të ulët në 2020, ku afirmohet e drejta për të ngritur padi ndaj presidentit, nëse një palë gjykon se ai ka përdorur autoritetin e postit të tij për t’u hakmarrë ndaj gazetarëve për raportime kritike.

    Megjithëse çështja nuk kaloi në gjyq, pala që ngriti padi beson se zgjidhja është pozitive dhe do të ketë ndikim afat-gjatë.

    “Pa dyshim, do të donim të kishim marrë vendim gjykate për meritat e çështjes që ngritëm. Por jemi të kënaqur që gjykata pranoi se anulimi i kredencialeve apo çertifikimit të sigurisë së gazetarëve në përgjigje të një raportimi kritik, përbën shkelje të Amendamentit të Parë për lirinë e shtypit,” tha Kristy Parker, juriste për shoqatën “Mbrojmë Demokracinë” dhe kryesuese e ekipit të avokatëve për palën që ngriti padi.

    David A. Schulz, pedagog i Fakultetit të Medias në Universitetin Yale, tha se “marrëveshja në vetvete nuk bën ndonjë gjë të madhe”, por ka vlerë sepse mbështet vendimin e gjykatës në 2020.

    “Ky vendim do të mbetet pjesë e kodit ligjor,” tha zoti Schulz, i cili ishte pjesë e ekipit të juristëve që paraqitën padinë./voa.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark