×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gjykata merr vendim ndaj ish-zyrtarit të FBI-së, i lidhur me politikan shqiptar e kosovar

    Insajderi
    25 January 2023 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal u deklarua i pafajshëm sot në gjykatë, lidhur me akuzat se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për mos-raportimin e kontakteve dhe lidhjeve dhe zyrtarë të shteteve të tjera.

    Në një seancë të gjykatës së Uashingtonit që zgjati më pak se 15 minuta dhe ku i pandehuri McGonigal mori pjesë virtualisht, u ra dakord që ai të gjykohej në gjendje të lirë, shkruan Zëri i Amerikës.

    Seanca e ardhshme do të mbahet në një moment të dytë, teksa seanca e sotme u përqendrua kryesisht në detajet teknike të procesit.

    Të hënën, ai nuk i pranoi akuzat e tjera të ngritura ndaj tij në Nju Jork, se ka shkelur sanksionet amerikane ndaj Rusisë duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska.

    Gjykata vendosi që ta lërë të lirë kundrejt pagesës, gjatë kohës që do të zhvillohet procesi gjyqësor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark