×
  • Lajme
  • Aktuale

    Gjykata merr vendim për axhën që dyshohet se dhunoi mbesën e mitur në Istog

    Insajderi
    26 October 2022 - 12:11

    Gjykata ka caktuar një muaj paraburgim për Istref Mavrajn që dyshohet se dhunoi mbesën e tij 15 vjeçare, në fshatin Vrellë të Istogut.

    Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

    “Seanca e procedurës paraprake është mbajtur dje. Gjyqtari ka aprovuar kërkesën e Prokurorit të Shtetit që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, ka thënë Nikçi.

    Policia bëri të ditur dje se rasti ka ndodhur në shtator të vitit 2021.

    Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe psikiatrik.

    Policia ka bere te ditur dje gjate ditës se 39 vjeçari ndodhet në spital për shkak të një operimi teksa policia po e ruan tek dera.

    “Istog, Shtator 2021. Viktima femër kosovare 15 vjeçare ka njoftuar policinë se është dhunuar nga i dyshuari m/kosovar. Viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe psikiatrik, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga ana e prokurorit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh. I njëjti gjendet në Spital për shkak të një operimi të mëhershëm në mbikëqyrje të policisë”, thuhet  në raport.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark