×
Show

Gjykata merr vendim për rastin e Fjolla Morinës

Insajderi
22 September 2020 - 14:00
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Gjykata e Kukësit vendosi ta lë në arrest shtëpie Fjolla Morinën.

Këngëtarja u kap pak ditë më parë në Morinë, pasi në çantën e saj autoritetet gjetën një pistoletë.

Për dy personat e tjerë që ndodheshin në automjet me të, Gjykata e Kukësit vendosi arrest në burg për 30 ditë, deri në përfundim të hetimeve, raporton tvklan.al

Këngëtarja pretendoi se ishte shtatzënë, por ekoja e dytë zbuloi se në fakt kjo nuk ishte e vërtetë.

Avokatja e Morinës i tha gjykatëse se arma e gjetur në çantën e klientes së saj ishte pistoletë zhurmuese dhe një çakmak./Insajderi.org

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark