×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjykata ruse lë në fuqi dënimin me 9 vjet burg për Alexei Navalny

    Insajderi
    25 May 2022 - 18:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një gjykatë apeli në Rusi ka lënë në fuqi një dënim me nëntë vjet burg për politikanin opozitar, Alexei Navalny. 45-vjeçari aktualisht është duke vuajtur një dënim prej dy vjet e gjysmë burg për shkelje të lirimit me kusht për akuzat e vjetra të mashtrimit dhe atij iu zgjat burgu në mars në nëntë vjet, pasi u shpall fajtor për përvetësim dhe përbuzje të gjykatës.

    Aleatët e Navalny, i cili është një kritik i presidentit rus Vladimir Putin, thonë se burgimi është i motivuar politikisht.

    Në procesin e apelit në Moskë të martën, avokatët e Navalny-t hapën procedurat duke denoncuar “vendimin e padrejtë”. Avokatja Olga Mikhailova tha se vendimi “shkel ligjin dhe marrëveshjet ndërkombëtare” dhe vuri në dukje “të metat procedurale” në fillim të seancës.

    Alexei Navalny u shfaq me videokonferencë nga burgu Pokrov, 100 kilometra larg Moskës, ku po vuan dënimin e parë. Të martën e kaluar, në hapje të procesit gjyqësor, ai kishte kërkuar shtyrjen për një javë për të parë të afërmit e tij, të cilëve u ishte dhënë e drejta e vizitës gjatë javës.

    Avokatët mbrojtës nuk u lejuan të përdornin telefon apo kompjuter gjatë gjyqit, i cili u mbajt në një sallë të improvizuar në vendbanimin Pokrov, gjë që sipas tyre shkelte “të drejtat e mbrojtjes”.

    Tani pritet që Navalny të transferohet në një burg më të ashpër penal për të vuajtur dënimin e përsëritësve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark