×
  • Lajme
  • Aktuale

    Gjykata Speciale konfirmon se ka të prekur me Covid-19 në mesin e të paraburgosurve

    Insajderi
    25 November 2021 - 11:53

    Në Dhomat e Specializuara të Hagës është raportuar se disa nga të paraburgosurit kanë dalë pozitivë për COVID-19.

    Lajmin për Gazetën Insajderi, e ka konfirmuar zëdhënësja për Informim dhe Komunikim në Gjykatën Speciale, Angela Griep.

    “Për arsye të privatësisë, ne nuk mund të komentojmë mbi statusin COVID të individëve në ambientet e paraburgimit, por mund të konfirmojmë se ka teste që kanë dalë me rezultat pozitivë”.

    “Shërbimet mjekësore janë plotësisht të angazhuara dhe çdo person që ka rezultuar pozitiv merr shërbime të plota mjekësore duke përfshirë një oficer mjekësor që i viziton të paktën dy herë në ditë”, ka thënë Griep për Insajderin.

    Në media u raportua mbrëm se Nasim Haradinaj dhe Rexhep Selimi kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

    Kujtojmë se përveç tyre në paraburgim në Hagë janë edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Hysni Gucati, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark