×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Gjykata tregon arsyet pse e la në burg Fjolla Morinën

    Insajderi
    21 July 2021 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 40 ditësh këngëtares Fjolla Morina, e cila dyshohet për trafikim me armë dhe arratisje nga vendi i paraburgimit, raporton Express.

    Përmes një komunikate drejtuar mediave, Gjykata ka bërë me dije se Morinës i është caktuar masa e paraburgimit, meqenëse gjyqtari ka konsideruar sepse po të gjendej në liri të do të arratisej dhe do te pengonte zhvillimin e procedurës së ekstradimit dhe se e njëjta mund të largohet nga vendbanimi i saj dhe do të jetë e pa arritshme nga organet e ndjekjes.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës F.M. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtës i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 40 (dyzetë) ditësh, pasi që gjyqtari i procedurës paraprake paraprake ka konsideruar se janë plotësuar kushtet ligjore të parapara në nenin 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 pikat 1.2.1 të KPPK-ës, sepse po të gjendej e kërkuara në liri të do të arratisej dhe do te pengonte zhvillimin e procedurës së ekstradimit, po ashtu po të gjendej e pandehura në liri, e njëjta mund të largohet nga vendbanimi i saj dhe do të jetë e pa arritshme nga organet e ndjekjes, për shkak se nga Interpoli është lëshuar Urdhër arrest Ndërkombëtar për arrestimin e personit F.M., me kërkesë për ekstradimin e saj autoriteteve të Shqipërisë”, thuhet në komunikatë.

    Komunikata e plotë:

    Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit (për ekstradim) kundër të pandehurës F.M., për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se e njëjta e ka kryer veprën penale Trafikim me armë nga neni 278 par.2 të KPRSH (Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse nga neni 364 të KPRK) dhe Arratisja nga vendi i paraburgimit nga neni 323 të KPRSH (Arratisja e personit të privuar nga liria nga neni 397 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës F.M. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtës i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 40 (dyzetë) ditësh, pasi që gjyqtari i procedurës paraprake paraprake ka konsideruar se janë plotësuar kushtet ligjore të parapara në nenin 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 pikat 1.2.1 të KPPK-ës, sepse po të gjendej e kërkuara në liri të do të arratisej dhe do te pengonte zhvillimin e procedurës së ekstradimit, po ashtu po të gjendej e pandehura në liri, e njëjta mund të largohet nga vendbanimi i saj dhe do të jetë e pa arritshme nga organet e ndjekjes, për shkak se nga Interpoli është lëshuar Urdhër arrest Ndërkombëtar për arrestimin e personit F.M., me kërkesë për ekstradimin e saj autoriteteve të Shqipërisë.

    Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark