×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Gjykimi po ma kujton UDB-në serbe”, flet vëllai i Rexhep Selimit

    Insajderi
    03 April 2023 - 16:35

    Ramadan Selimi, vëllai i Rexhep Selimit ka folur në lidhje me gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    Ai ka thënë se ky gjykim po ia kujton regjimin e Millosheviqit kryesisht UDB-në.

    Një proces i padrejtë, këta djem nuk e kanë meritur të jenë atje. Po ma përkujton pak a shumë gjykimin e ish-sistemit të Serbisë në atë kohë, kur po këta djem akuzoheshin për gjerat e njëjta nga UDB-ja serbe dhe regjimi i Millosheviqit. Kështu që unë mendoj se do të dalin faqebardhë dhe do të triumfojnë, sepse e drejta është në anën e tyre. Falë tyre ne e gëzojmë lirinë”, tha ai për Kanal10.

    Ai ka thënë se ata ndihen krenar për punën që e kanë bërë familjarët e tyre gjatë viteve të 90’ dhe besojnë në pafajësinë e tyre, duke shtuar se faktet që po përdor Specialja s’janë reale.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark