×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjyqi ndaj Trump do të transmetohet live, mbështetësi i Trump dënohet me 17 vite burg për Kapitolin

    Insajderi
    01 September 2023 - 10:40

    Një lider i grupimit të së djathtës ekstreme “Proud Boys” është dënuar me 17 vite burg, masa më e lartë e caktuar lidhur me trazirat në Kongresin Amerikan.

    Veterani Joe Biggs, mbështetës i ish presidentit Donald Trump, u shpall fajtor për akuzën e nxitjes së dhunës në Capitol Hill më 6 janar të vitit 2021. Në gjykatë, Biggs u lut për butësi dhe shprehu pendim për veprimet e tij.

    Një tjetër anëtar i Proud Boys, u dënua të enjten me 15 vjet burg, gjithashtu me akuzën e komplotit dhe konspiracionit. Ndërkohë, procesi gjyqësor në Xhorxha ndaj Donald Trump do të transmetohet drejtpërdrejtë në media, përfshirë edhe në platformën YouTube.

    Ish-presidenti amerikan është në mesin e 19 personave të akuzuar për mashtrim zgjedhor dhe tentativë për të përmbysur rezultatin për zgjedhjet presidenciale në mënyrë të paligjshme.

    Megjithatë, Trump është deklaruar i pafajshëm për pretendimet ndaj tij.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark