×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjyqtarët dhe prokurorja pejane kërcënohen në Facebook

    Insajderi
    22 May 2022 - 09:13

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për kërcënim ndaj dy gjyqtarëve dhe një prokurore, shkruan Insajderi.

    Të dyshuarit kanë bërë komente kërcenuese në Facebook.

    Rasti ka ndodhur në Pejë.

    Njoftimi:

    KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR

    Rr. Mbretëresha Teutë , Pejë 21.05.2022-09:50. Janë  arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar pasi që i njëjtit përmes rrjeteve sociale facebook, kanë bërë komente kanosëse ndaj tre viktimave kosovar, dy meshkuj gjyqtar dhe një femër prokurore. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullte.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark