×
Show / Fashion

Gjyshja me radar ndalon shoferët arrogantë

Insajderi
17 September 2019 - 19:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një gjyshe e pafrikësuar mori në dorë zbatimin e ligjit, përkatësisht mori një tharëse flokësh dhe duke vëzhguar rrugën ajo detyroi ngasësit që tejkalojnë kufirin e shpejtësisë – të ngadalësohen.

Patti Baumgartner nga Polson, Montana, jeton në një lagje që përshkon një rrugë lokale të ngjeshur, në të cilën luajnë shpesh nipërit e saj.

Në vend se të priste reagimin e policisë, ajo vendosi të dilte jashtë me tharëse flokësh për të mashtruar shoferët të mendonin se ishin në radar.

“Ata harrojnë se duhet të ngadalësohen nëpër zonën e populluar. Ka shumë që ankohen se nuk mund as të ecin apo të ngasin biçikleta. Ne biseduam në fund, për mënyrën e ngadalësimit të makinave. Vendosëm të uleshim në një karrige me tharëse flokësh në duar”, tha Patti.

Megjithëse nuk është ende e sigurt se në çfarë shkalle ka punuar mashtrimi i saj, gjyshja këmbëngulë se nuk do të largohet nga ‘detyra’.

Për gjyshen me radar të çuditshëm mësoi edhe policia lokale, e cila nuk ndërhyri në qëllimet e saj.

“Unë nuk e di se si mund ta ndihmoja, përveç që t’i dhuroja asaj kapelën dhe simbolin tim, për ta bërë që të duket pak më zyrtare”, tha oficeri Noa Pesola.

insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark