×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjyshja rrëfen se është shtatzënë me fëmijën e djalit të saj

    Insajderi
    22 September 2022 - 17:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një 56-vjeçare ka zbuluar se është shtatzënë me fëmijën e djalit të saj pasi nusja e saj nuk ishte në gjendje të mbante një fëmijë. Çifti bëri disa trajtime IVF për gjashtë vjet dhe sollën në jetë binjaket, Vera dhe Ayva, tashmë tre vjeç. Ata mirëpritën sërish binjakë që tani janë 11 muajsh.

    Mirëpo, lindja ishte traumatike dhe nusja nuk mund të mbante më fëmijë. Kështu, 56 vjeçarja vendosi që të bëhej nëna surrogate. “Ata kanë pasur probleme me infertilitetin por kishin shtatë embrione për t’i provuar me IVF dhe vendosën që donin t’i përdornin të gjitha.”, rrëfeu 56 vjeçarja.

    Nancy Hauck, 56, nga Utah, ndihmoi pasi nusja e saj nuk ishte në gjendje të mbante një fëmijë - dhe thotë se mezi pret të lindë mbesën e saj

    “I thashë djalit tim dhe Cambrias se isha e gatmshme por mendoja se nuk do të mundja për shkak të moshës. Por, për habinë time, mjekët thanë se isha e shëndetshme dhe mund ta bëja. Shtatzënia ka qenë e ngjashme si me djalin tim. Ndihem shumë e fuqishme duke majtur vajzën e djalit tim”, tha ajo.

    Në foto (LR) Nancy, Cambria, Jeff dhe Jason. Familja është e kënaqur që së shpejti do të vijë një tjetër fëmijë
    Nancy ofroi të ishte një zëvendësues për djalin e saj, Jeff Hauck, 32 vjeç, dhe gruan e tij, Cambria, 30 vjeç, pasi nuses së saj iu nënshtrua një histerektomi pas lindjes traumatike të binjakëve të tyre.
    Në foto Jess, Cambria, Nancy dhe Jason me një foto skanimi. Ata së shpejti do të mirëpresin një vajzë tjetër në botë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark