×
  • Lajme
  • Insajderi

    Glauk Konjufca nuk e sheh si problem të madh “shpërthimin” e Haki Abazit

    Insajderi
    24 November 2021 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur rreth “shpërthimit” të deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, shkruan Gazeta Insajderi.

    Konjufca ka thënë Haki Abazi nuk ka ndonjë problem personal, dhe se natyra e çështjeve që kanë bërë që ai të mos paraqitet dje në seancën e Kuvendit të Kosovës, është tjetër dhe se ato probleme do të zgjidhen.

    “Abazi ka thënë që do të bisedojë me Kryeministrin dhe shefen e grupit parlamentar, do ta rregullojmë që paknaqësia, kjo është zgjedhja e tij që ka dashur të bëjë publike, sa kam kuptuar unë është se nuk ka personale që dot të shkaktojë probleme për grupin parlamentar. Problemet janë të zgjidhshme. Jam shumë i hapur për takim me të, i ka problemet e natyrave tjera, ndoshta të mënyrës së funksionimit të grupit parlamentar, apo relacionit me qeverinë. Vetëvendosja është shumë stabile dhe nuk do të ketë ndarje” – deklaroi Konjufca në emisionin Desku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark