×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Glauk Konjufca përsërit deklaratën: Ende mendoj se Agim Bahtiri është doktor

    Insajderi
    24 November 2021 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Glauk Konjufca ka përsëritur deklaratën e tij për kryetarin në largim të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili humbi zgjedhjet lokale ndaj Bedri Hamzës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Konjufca, duke folur për rezultatin dëshpërues të Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale, deklaroi se ende mendon që Agim Bahtiri është doktor krahasur me kandidatët e tjerë për problemet lokale.

    “Dua ta sqarojë deklaratën pasi besoj që është keqpërdorur. Unë kam thënë se Agim Bahtiri është doktor për problemet komunale dhe ende vazhdojë të mendojë njejtë. Ai ishte kryetar për dy mandate, qytetarët vendosën për ndryshim” – deklaroi Konjufca në emisionin Desku./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark