Me baltë e zhgënjim të madh. Kështu merr fund kampanja kualifikuese për Kosovën.
Kosova sonte u mposht minimalisht 0:1 në shtëpi nga Bjellorusia.
Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës, Primoz Gliha tha se gjyqtari nuk ia dha një penallti të pastër.
“Faleminderit lojtarëve, pasi luajtën shumë mirë të gjithë në këto tri ndeshjet e fundit, por pa sulmues klasik është vështirë. Gjyqtari nuk na dha një penallti. Patëm shumë raste, nuk i konkretizuam. Patëm barazim me Andorrën dhe humbje me Bjellorusinë paraprakisht. Aty bëmë gabim”, tha Gliha.