Një aksident trafiku me lëndime është raportuar në orët e mbrëmjes së djeshme rreth orës 17:00 në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj, në fshatin Klinë e Ulët, me ç’rast një veturë në lëvizje ka goditur një fëmijë.
Si pasojë e lëndimeve të pësuara, fëmija po trajtohet në QKUK.
“Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të automjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndaj shoferit i dyshuar si shkaktar i aksidentit D. N. (46 vjeçar) është caktuar masa e ndalimit policor./Insajderi.com