×
  • Showbiz
  • Show

    “Godisnin komandantët, e paskan mbajtur të fshehur hajninë mes vete”, nipi i Jakup Krasniqit kritikon ‘Stupcat’

    Insajderi
    20 October 2022 - 08:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Rikthimi i Stupcave” ka bërë bujë të madhe ditëve të fundit. “Stupcat” do të rikthehen me Vedatin dhe Mensurin, por pa Osman Azemin.

    Ndërsa, mbrëmë u publikua lajmi për dyshim të keqpërdorimit të mbi 150 mijë eurove tek “Stupcat Group”. Pas këtij lajmi, ka ardhur reagimi i nipit të Jakup Krasniqit, i cili nuk ishte pajtuar asnjëherë me humorin që bënin ata duke u tallur me komandantët e UÇK-së.

    Stupcat i ndanë rrugët për shkak të parave- Osmani  akuzon Vedatin e Mensurin për keqpërdorim të 150 mijë eurove – Insajderi

    Keta qe godisnin komandantet dhe luften e flisnin per hajni sikur te ishin padronet e drejtesise, krejt skenaret i paskan pase te bazuara, por jo per te “verteten” qe e shisnin, por per ate qe e paskan mbajtur te fshehur, hajnine mes vete. Moralizues gjithandej”, ka shkruar Arian Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

    Kujtojmë se, Stupcat disa herë kishin bërë humor me personalitetin e Jakup Krasniqit, madje ata së fundi e paraqitën Krasniqin prapa grilave ku morën shumë komente negative nga familjarët e Krasniqit, i cili po mbahet në Hagë në pritje të nisjes së gjykimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    19 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark