Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
“Thuj çka të duash nëse paske çka me thanë, veç jo për UÇK-në deri në qershorin e 99. Ardhsh faqebardhë komandant. Kadri Veseli”, ka shkruar ndër të tjera reperi shqiptar Gold AG dhe nuk kanë munguar reagimet e shumta edhe nga emra të njohur të estradës.