×
  • Showbiz
  • Show

    Gold AG lanson këngën e radhës më 26 nëntor

    Insajderi
    22 November 2020 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ai vetëm pak ditë më parë solli projektin e ri muzikor “Tornado” kushtuar dëshmorit Ibrahim Mazreku.

    Fjala është për reperin Gold AG, i cili deri në fund të muajit nëntor ka në përgatitje edhe dy projekte të tjera muzikore.

    I njëjti së fundmi përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se me 26 nëntor (e enjte) do të sjellë këngën e radhës.

    Siç tregon, projekti i dedikohet Shqipërisë dhe lansohet vetëm dy ditë para 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

    “Prej Shqipnie, 26 nëntor, do ta djegim”, ka shkruar ai.

    Po ashtu edhe ky projekt mezi po pritet nga fansat, meqë postimi mblodhi komente të shumta dhe nga më të ndryshmet.

    “Tornado” përndryshe u prit mirë nga publiku dhe tanimë ka marrë mijëra klikime në YouTube.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark