Ishte viti sezoni 2010/11 i Premierligës kur Manchester United theu rekord, duke fituar titullin e 19-të me një barazim 1-1 kundër BlackBurn – kjo pas një penalltie “të diskutueshme” të Wayne Rooneyt.
Kjo penallti e Rooneyt u shënua si sot 11 vite më parë dhe këtë kush më mirë e kujton sesa tifozët e Liverpoolit një përqindje e madhe e të cilëve e urreëjnë këtë gol.
Pas këtij goli, Rooney kishte theksuar se kishte qenë i vetëdijshëm që ai gol do të ia sillte titullin klubit.
“Sigurisht, kam qenë gjithmonë në mendjen time se kjo goditje mund të na fitonte titullin e 19-të. Ishte një kënaqësi e madhe personale për mua pas të gjitha ulje-ngritjeve të sezonit” – kishte thënë Rooney.
/Insajderi.org