×
  • Sport
  • Sport

    “Gotze nuk është i veçantë”

    Insajderi
    02 March 2016 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Bayernit, Pep Guardiola, ka thënë se futbollisti i ri gjerman nuk është i veçantë, ai është si gjithë të tjerët.

    Në një prononcim për gazetën gjermane Bild, Guardiola është pyetur rreth situatës së 24 vjeçarit duke thënë se ai është si të gjithë futbollistët e tjerë dhe do t’i vijë mundësia për t’i treguar vlerat që ka.

    “Shumë mendojnë se Mario Gotze është i veçantë, por.. jo. Ai është profesionist, shumë i rregullt. Ai mendon 24 orë për futbollin. Shumë shpejt do të jetë i rëndësishëm për ne. Kemi edhe tre muaj lojë”, deklaroi Guardiola.

    Gotze u transferua në vitin 2013 nga Dortmundi tek skuadra rivale, Bayern Munich. Që prej atëherë Gotze ka fituar me Bayernin Kupën e Gjermanisë dhe Bundesligën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark