×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Granit Musliu pjesë e Shtëpisë Operistike të Bayernit, përzgjedhet nga 800 aplikantë nga e gjithë bota

    Insajderi
    16 September 2021 - 14:27

    Granit Musliu, tashmë një tenor i dëshmuar në skenën ndërkombëtare të muzikës klasike, ishte vetëm 8 vjeç kur filloi të lidhej ngushtë me muzikën, duke mos iu ndarë kurrë më. Nga një vend i vogël si Kosova, Musliu arriti të jetësojë artin e tij në disa nga skenat më prestigjioze në Evropë, shkruan KultPlus.

    Ndër sukseset e fundit të Musliut, është edhe pranimi i tij në Shtëpinë Operistike të Bayern-it, ku pas një audicioni të mbajtur në fillim të këtij viti, Musliu arriti të pranohej prej gjithsej 800 aplikantëve nga e gjithë bota. Në një intervistë për KultPlus, tenori nga Kosova ka treguar më detajisht rreth pranimit të tij në këtë Shtëpi prestigjioze Operistike.

    ”Lajmi më është bërë i ditur nga stafi i Shtëpisë Operistike të Bayern-it, ku pas një audicioni të mbajtur në fillim ttë këtij viti, më është thëse se nga mbi 800 aplikacione nga e gjithë botë, jam pranuar unë të jem pjesë e Studios Operistike të Bayern-it, për sezonin 2021/22”, ka treguar Musliu për KultPlus.

    Talentin, të cilin nuk ka dyshim se Musliu e ka nga të rritur me muzikën popullore, e cila sipas tij ngërthen vlera tejet të larta muzikore, ai thekson se edhe puna individuale dhe ajo e profesorëve të tij si Caroline Merz dhe Geert Smits, kanë bërë që arti i tij të zë vend edhe në skenën prestigjizoe si ajo e Bayern-it të Gjermanisë.

    ”Seclia performancë e ka të veçantën e vet dhe jam shumë i lumtur që kam pasur mundëësinë e deportimit nga vendi ynë në skenën evropiane, duke dhënë koncerte të ndryshme dhe duke qenë pjesë e projekteve të ndryshme operistike në disa shtete të Evropës me kulturë të lartë të muzikës klasike”, shprehet tutje Musliu për KultPlus.

    Siç tashmë dihet, kushtet për të performuar në Kosovë nuk është se kanë qenë gjithmonë ideale, mirëpo, tenori Musliu thekson për KultPlus se ndjehet i lumtur që dy vitet e fundit në Kosovë janë ndërmarrë hapa konkret drejt krijimit të hapësirave të përshtatshme për artistët e muzikës klasike. Ndër të tjera, ai shprehet se të performoj në Kosovë për të është gjithmonë një ndjenjë e veçantë dhe se ai po ashtu ndjehet gjithmonë falenderues ndaj publikut të Kosovës për mbështetjen e ngrohtë që pranon nga ai.

    Granit Musliu vjen nga Mitrovica aty ku edhe përfundoi shkollën fillore dhe të mesmen, ndërsa ka studiuar solo-këndim në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Musliu gjithashtu është anëtar i rregullt i Filarmonisë së Kosovës që nga viti 2016.

    ”Të jetoj në një vend të huaj dhe të bësh karrierë aty është gjithmonë një sfidë në vete, por me punë të madhe dhe një vullnet edhe më të madh, krijohen mundësi dhe sigurisht se vlerësohet kualiteti që secili artist mund ta sjellë”, thekson tenori për KultPlus.

    Musliu për fund ka një mesazh për të gjithë ata që si rrugëtim jetësor kanë zgjedhur muzikën klasike. Ai bën thirrje që të gjithë ata që dëshirojnë ta ndjekin këtë rrugë në të cilën tashmë shumë artistë kosovarë po korrin sukseseet e tyre edhe në nivele botërore, është, siç thekson tutje Musliu, të jemi të motivuar para çdo sfide dhe vështirësie duke punuar drejt qëllimit të vënë. / KultPlus

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark