Granit Xhaka thotë se Arsenali ende nuk ka tentuar që të blejë atë nga Borussia Monchengladbach, përkundër disa raportimeve që ai është duke u përgatitur për tu transferuar në Londër.
23 vjecari ka qenë i përmendur si transfer i mundshëm i Arsenalit të cilët thuhet se janë të gatshëm të paguajnë rreth 30 milion funte për të.
Por Xhaka thotë se ende nuk është bërë përparim lidhur me këtë, ndërsa insiston se është i lumtur në Gjermani.
“Se çfarë do të ndodhë në të ardhmen nuk varet vetëm nga unë. Unë vetëm mund të them se jam i lumtur kët, dhe kontrata ime është deri në vitin 2020. Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë ofertë nga Arsenal”, ka thënë ai, raporton Goal.com
“Por, të jem i sinqertë, nuk kam menduar për këtë javëve të fundit. Dhe besoj se keni parë këtë edhe në fushë,” ka shtuar ai./Insajderi.com