Futbollisti me prejardhje nga Kosova, ka thyer rekordin dhe ka hyrë në histori si lojtari me më së shumti paraqitje me fanellën zvicerane.
Në ndeshjen kundër Izraelit, Xhaka u bë rekordmen i Zvicrës pasi regjistroi paraqitjen e 119-të.
Xhaka, aktualisht ka 119 paraqitje dhe 14 gola të shënuar për Zvicrën. Ai me fanellën e Zvicrës ka debutuar në muajin qershor të vitit 2011.
Zvicra ndaj Izraelit nuk arriti ta sigurojnë kualifikimin për Evropianin e vitit të ardhshëm që mbahet në Gjermani.