×
  • Sport
  • Sport

    Granit Xhaka: Do luajë për Zvicrën, jo për Kosovën

    Insajderi
    17 May 2016 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërsa përgjegjësit e Federatës së Futbollit të Kosovës janë treguar të rezervuar me deklarata në lidhje me të ardhmen e yjeve kosovarë në ekipin e Zvicrës, presidenti Hashim Thaçi pas pranimit të Kosovës në FIFA të premten e kaluar hapur bëri thirrje që talentet kosovare të kthehen aty ku e kanë vendin – në Kombëtaren e Kosovës.

    Mesfushori Granit Xhaka ka marrë vendim. Siç njofton një radio lokale zvicerane mesfushori Xhaka, i cili luan në Gjermani, ka deklaruar se edhe më tutje do vazhdojë të luajë për Zvicrën, njofton DialogPlus.

    “Jam përcaktuar për Zvicrën dhe kështu mbetet”, tha Xhaka i cili është shtetas zviceran dhe i Kosovës. Ai tha se nuk dëshiron t’ua zë vendin talenteve të Kosovës, por tregoi se në familjen Xhaka gëzimi është i madh që tani edhe Kosova me Kombëtaren e vet mund të marrë pjesë në garat ndërkombëtare.

    Gazeta Blick, e cila së fundmi kishte zhvilluar një fushatë kundër futbollistëve kosovarë që luajnë për Zvicrën, njofton se gjatë ndeshjes mes FC Luzern dhe FC Basel Xhakës i fishkëlleu publiku. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark