×
  • Sport
  • Sport

    Granit Xhaka nuk i kishte shënuar gol Shqipërisë, a do ta ndihmoj edhe Kosovën?

    Insajderi
    09 October 2022 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është tërhequr sot shorti për kualifikim në “Euro 2024”.

    Përfaqësueses së Kosovës i ka rënë fati të jetë me një grup me Zvicrën, Rumaninë, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorran.

    Ndeshja ndëmjet Kosovës dhe Zvicrës do të zgjojë interesim të madh duke marr parasysh faktin se disa lojtarë të Zvicrës janë me origjinë shqiptare, të cilët kanë zgjedhur të përfaqësojnë vendin ku janë rritur dhe zhvilluar.

    Kjo ndeshje pritet të jetë shumë speciale për Granit Xhakën, i cili njihet për patriotizmin e tij për vendin e origjinës së familjes së tij.

    Kthehmi në kohë kur Zvicra u përball me Shqipërinë në vitin 2012, ku pas ndeshjes i “sulmuar” nga mediat ishte mesfushori shqiptar – Granit Xhaka.

    Shkak i “sulmeve” u bë një rast të cilin mesfushori e hubmi ndaj Shqipërisë, ku sipas mediave ishte i qëllimshëm.

    Rezultati ishte 2-0 për Zvicrën, por në minutën e 84’të, Xhaka pati rast të artë, por sipas videos duket se “zemra” nuk e la të shënoi në portën e Ujkanit.

    Do të mbetet të shihet se a do ta “ndihmoj” Xhaka edhe Kosovën në ndeshjet kaulifikuese për “EURO 2024”, ku siç dihet mesfushori shqiptar ka ndjenja të forta me shtetin e Kosovës, gjë që të cilën nuk e ka fshehur kurrë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark