×
  • Sport
  • Euro 2020

    Granit Xhaka pjesë e ekipit më të mirë të “Euro 2020”

    Insajderi
    12 July 2021 - 17:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mesfushori shqiptar i Kombëtares se Zvicrës ka arritur që të jetë në ekipin më të mirë të Euro 2020, transmeton Insporti.

    Granit Xhaka është shpërblyer nga UEFA si njëri prej mesfushorëve më të mirë në këtë kampionat.

    Në portë për këtë Euro 2020 pa dyshim është Gianluigi Donnarumma, i cili dje arriti që të priste dy penallti, për të fituar në finale kundër Anglisë në Wembley.

    Katërshja më e mirë në mbrojtje sipas UEFA-së ishte: Maehle (Danimarkë), Chiellini (Itali), Maguire (Angli) dhe Luke Shaw (Angli).

    Granit Xhaka është zgjedhur si mesfushori më i mirë defansiv bashkë me Paul Pogba (Francë). Kurse treshja më e avancuar në mesfushë ishte: Raheem Sterling (Angli), Federico Chiesa (Itali), Dolberg (Danimarkë) dhe në sulm ishte Cristiano Ronaldo (Portugali).

    Në formacionin më të mirë të UEFA-së bëjën pjesë tre lojtarë të Anglisë dhe tre të Italisë. Danimarka ka dy lojtarë kurse nga një lojtar e ka Zvicra, Franca dhe Portugalia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark