Kombëtarja e Zvicrës ka prezantuar fanellat e reja që futbollistët do t’i bartin veshur kur luajnë si mysafirë.
Kompania e njohur “Puma” ka dizajnuar fanellat e tyre për ndeshjet si mysafirë.
Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, ka publikuar fotografi me fanellat e reja.
“Zvicra jemi ne” – ka shkruar kapiteni i “Helvetikëve”.
Kujtojmë se Zvicra do të jetë pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian që mbahet në verën e këtij viti.
https://www.facebook.com/GranitXhaka/posts/313203040162435