×
  • Lajme
  • Insajderi

    Grenell komenton ngjarjet e fundit në Kosovë, e quan Kurtin anti-amerikan: Biden duhet ta ndalojë

    Insajderi
    02 March 2021 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Richard Grenell, ish-i dërguari i posaqshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), për dialogun Kosovë – Serbi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë lidhur me konfirmimin e njohës së pavarësisë së Kosovës nga ana e Izraelit.

    Grenell, ka kritikuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti lidhur me këtë çështje, duke e quajtur anti-amerikan, përcjell Gazeta Insajderi.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Grenell ka shkruar se Kurti gjithmonë ka qenë kundër politikave të Amerikës.

    https://twitter.com/RichardGrenell/status/1366749834217054219

    “Kreu i ri antiamerikan i krahut të majtë të Kosovës Albin Kurti ka qenë kundër politikave të SHBA të sugjeruara nga Bill Clinton, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump. Ai është gjithmonë anti-amerikan. Ekipi i Biden duhet ta ndalojë këtë”, ka shkruar Grenell.

    Këtë koment Grenelli e ka bërë pasi e ka shpërndarë një artikull të gazetës izraelite “Haaretz”, me titull “Nën presionin nga Turqia, Kosova mund të rrëzojë vendimin për të hapur ambasadën e Jeruzalemit”. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark