Ish-i dërguar i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe ish-ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, është duke qëndruar në Tiranë.
Grenell ka publikuar disa pamje me të arritur në Shqipëri, derisa nuk ka bërë të ditur arsyen e udhëtimit drejt këtij shteti.
Madje ndër të tjerash ai tha se amerikanët duhet të vizitojnë Shqipërinë.
“Amerikanët duhet të vizitojnë Tiranën. Njerëzit këtu janë të mahnitshëm”, shkroi ai.
Duhet përkujtuar që Grenell vazhdon të jetë i kyçur në zhvillimet e Kosovës, Shqipërisë e Ballkanit në përgjithësi.
Madje ai nuk ka kursyer shpesh herë deklarata, pavarësisht se nuk ka më të njëjtin post që kishte dikur.