×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Greqia nuk ndryshon qëndrim për Kosovën, Vuçiq ka për të thënë diçka

    Insajderi
    28 March 2023 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se Serbia dhe Greqia konfirmuan përkushtimin dhe mbështetjen e tyre ndaj parimeve të rezolutave të OKB-së dhe integritetit territorial.

    Pas takimit me Presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou dhe pas takimit të delegacioneve të Serbisë dhe Greqisë, ai ka falenderuar qëndrimin e Greqisë rreth njohjes së Kosovës

    “Faleminderit presidentes dhe kryeministrit për mbështetjen e integritetit territorial. Respekti për të drejtën ndërkombëtare është i rëndësishëm për ne dhe gjatë takimit konfirmova se sa e rëndësishme është të punohet për zgjidhje kompromisi me Prishtinën”, tha Vuçiq.

    Presidenti serb theksoi se ky është një dialog shumë dinamik me Greqinë dhe kujtoi të gjitha takimet që ka pasur me zyrtarët e atij vendi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark