×
  • Sport
  • Sport

    Grezda gol 3-pikësh ndaj Debrecenit, zbulon se kishte menduar ta linte futbollin

    Insajderi
    22 August 2021 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sulmuesi gjakovar i Kombëtares Shqiptare, Eros Grezda u transferua këtë verë në klubin hungarez dhe debutoi javën e kaluar ku luajti rreth 20 minuta, ndërsa në transfertën ndaj Debrecen u aktivizua në minutën e 69’ dhe gjeti rrjetën, transmeton Insporti.

    Pas një sulmu në minutën e 86’të, Grezda u shfaq në vendin e duhur për të shtyrë topin në rrjetë dhe për t’u dhënë fitoren klubit të tij.

    Ndërsa pas ndeshjes zbuloi se kishte menduar të linte futbollin për shkak të dëmtimeve që e kishin shqetësuar jo pak.

    “Shumë probleme dhe lëndime në 2 vitet e fundit ma vështirësuan karrierën. Tre operacione në 1 vit shumë herë më bënin të mendoj që të dorëzohem nga ëndrra ime. Besimi në Zot dhe Familja që më ka mbështetur në çdo moment të jetës më kanë dhënë forcë që të kthehem më i fortë! Sot është dita më e lumtur që bëra përsëri familjen time krenarë me mua! Zoti është më i madhi”, shkroi Grezda në rrjetet sociale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark