×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Grua – shfaqja unike që do të shfaqet këtë të premte në Teatrin Kombëtar të Kosovës

    Insajderi
    25 November 2020 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Grua titullohet shfaqja e përgatitur nga regjisorja e njohur Arlinda Morina, nën shoqërimin e asistentit të regjisë Butirint Lumi, dhe aktorëve Minka Berisha dhe Qendresa Loki , do të shfaqet si reprizë në Teatrin Kombëtar të Kosovës duke filluar nga ora 16:00.

    Sikur të gjitha gratë të cilat nuk janë të barabarta në asnjë aspekt edhe këto dy gra të braktisura mundohen ta gjejnë një vend, një strehë në një shoqëri patriarkale.

    Historia e këtyre grave si shumë të tjerave është e dhimbshme dhe e padrejtë, janë të braktisura dhe të hedhura në rrugë për të vetmen arsye, sepse mitra e tyre nuk mban më fëmijë.

    Premierë: 27.11.2020

    Reprizë: 28.11.2020

    Teatri Kombëtarë i Kosovës- Salla e vogël në ora 16:00

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark