×
  • Sport
  • Sport

    Gruaja e Thiago Silva kritikon Timo Wernerin për paraqitjen ndaj Real Madridit

    Insajderi
    28 April 2021 - 11:52

    Sulmuesi i Chelseat, Timo Werner është kritikuar nga gruaja e shokut të skuadrës Thiago Silva, kjo pas një paraqiteje të dobët të tij në takimin ndaj Real Madridit, shkruan Insporti.

    Isabelle Silva vendosi t’i postojë reagimet e saj në Instagram gjatë gjithë lojës.

    “Kjo është karma, djema. Çdo skuadër ku shkoj atje është një sulmues që vazhdon të humbasë golat … këtë Werner, si quhet?”, tha Isabelle.

    “Na nevojitet ta fitojmë këtë ndeshje, nuk e di pse sulmuesit nuk shënojnë gol”.

    Werner u zëvendësua përfundimisht me Kai Havertz, dhe e dashura e Silvas nuk ishte e vetmja që ishte e irrituar me performancën e Werner, edhe trajneri Thomas Tuchel pranoi se Werneri pati paraqitje të dobët.  /Insporti.com

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark