×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gruaja e zvministrit të Kurtit del kundër Qeverisë – jo vetëm për mosekzekutimin e pagave, por edhe për disa çështje të tjera

    Insajderi
    04 October 2022 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nga mosekzekutimi i pagave, deri tek emërimet në ministrinë e Shëndetësisë – Hatixhe Latifi-Pupovci, gruaja e zvministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci, kritikon qeverinë e Albin Kurtit.

    Gazeta Insajderi

    Hatixhe Latifi-Pupovci, profesoresha dhe gruaja e zvministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka kritikuar Qeverinë Kurti teksa ka komentuar në një postim të ish-zvministrit të Ekonomisë në Qeverinë Kurti 1, Edision Jakurti, i cili ka deklaruar se pushteti po e zbaton ligjin në mënyrë selektive me rastin e mosekzekutimit të pagave të mësimdhënësve.

    Ai tha se kjo është padrejtësi e madhe, teksa ka bërë një krahasim me mbulimin e faturave të energjisë elektrike nga qeveria, përkundër se KEDS ka obligim kontraktual që t’i inkasojë faturat.

    “Padrejtësi më e madhe se mos zbatimi i ligjit është zbatimi selektiv i tij. Për shembull, në veri është në rregull që të mos detyrohet KEDS-i që ose t’i inkasojë faturat, siç e ka obligim kontraktual, ose të lëshojë rrugë për shtetëzim dhe, vetëm në 3 vitet e fundit, t’i ndahen KOSTT-it 67.7 milionë euro për ta paguar rrymën atje – 10 milionë në 2020, 17.7 milionë në 2021, dhe 40 milionë me 10 gusht 2022. Ndërsa për të mos i paguar mbi 25 mijë mësimdhënës krijohet precedent duke e interpretuar një nen të një ligji në një mënyrë që mund të kontestohet lehtësisht nga një nen tjetër i po të njëjtit ligj”, ka shkruar ish-zvministri i Ekonomisë në Qeverinë Kurti 1.

    Në postimin e tij ka reaguar Latifi-Pupovci.

    “Ky është kapitalizem i sëmurë. E pabesueshme”, ka komentuar ajo, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Ky nuk është reagimi i parë kundër qeverisë Kurti i gruas së Dukagjin Pupovcit, zvministrit të Arsimit.

    Hatixhe Latifi-Pupovci edhe ditë më parë kritikoi Qeverinë pasi kryeministri Albin Kurit njoftoi se ai do të jetë në krye të Komitetin Ekzekutiv për Shëndetësi.

    Ajo me anë të një postimi në Facebook e ka këshilluar shefin e qeverisë që të mos këshillohet me askënd për shëndetësi pasi po e marrin në qafë atë dhe dikasterin e shëndetësisë.

    “A krijohet “ministri në hije” kur e ke ministrinë? A pritet ndryshimi pozitiv me njerëzit që i ke nëpër pozita vetëm për faktin se i vendosë nën një ombrellë me emër tjetër?”, shkroi ajo, transmeton Gazeta Insajderi.

    E njëjta edhe dy muaj më parë bëri një reagim kundër kryeministrit, Albin Kurti dhe ndryshimeve që po i bën ai në fushën e Shëndetësisë.

    Komenti i saj ishte bërë pasi gazetarja Saranda Ramaj pati ngritur dyshime për draft-ligjin për Shëndetësinë që po bëhej nga Ministria e Shëndetësisë.

    Latifi-Popovci pati thënë se ndryshimet nuk bëhen me njerëz anonim, duke kritikuar kështu direkt Qeverinë e Kosovës.

    “Keshtu eshte kur zgjedhjet i fiton me individe te besueshem e ndryshimet i ben me njerez anonime.”, thuhet në komentin e saj, shkruan Gazeta Insajderi./Gazeta Insajderi/

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark